Viktima të tjera nga vërshimet në Maqedoni

07.08.2016 09:43:12

Moti i keq që kaploi dje disa qytete të Maqedonisë por më shumë goditi kryeqytetin solli përveç dëmeve të mëdha materiale edhe viktima në njerëz, njofton Zhurnal.

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se bilanci i motit të keq është me numër tragjik ku thuhet se më shumë se 15 persona kanë humbur jetën përfshirë këtu vendbanimet Hasanbeg, Smilkovc, Stajkovc dhe Haraqinë, vendbanime këto më të goditura nga moti i keq.