Banda serbe “Pink Panter” bie në duart e policisë spanjolle

07.08.2016 10:10:51

Një lajm që po bën bujë është arrestimi i bandës serbe “Pink Panter” në Barcelonë, nga policia spanjolle.

Sipas një komuniktate të policisë spanjolle, kjo bandë ka arritur që brenda 48 sekondash në një dyqan ari, të plaçkitë stoli ari në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Sa ishte spektakolare plaçkitja, edhe më spektakolare ishte kapja e këtij grupi nga policia, e cila priste përjashta për ta kryer kapjen dhe arrestimin e tyre.

Njëri nga pjesëtarët e bdnaës ka pasur edhe revole dhe ka provuar të ikë. Tre pjesëtarë janë arrestuar pak metra larg dyqanit të arit, kurse i katëri që ishte me revole, pak minuta më vonë

Policia spanjolle sqaron se banda serbe “P.ink Panther” ishte e njohur jo vetëm për policinë spanjolle, por edhe për atë gjermane.

serb3
serb2 serb1