Shirat e mëdha kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu edhe në një rajon të Meksikës.
“Përmbytjet goditën shtetin e Verakruzit të shtunën dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dherash mbi disa shtëpi”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë.
Sipas informacioneve që japin ata, deri tash mendohet se janë gjashtë viktima.