Çka po ndodh në Aleppo të Sirisë?

07.08.2016 10:45:46

Informacione kundrthënëse vijnë nga Aleppo e Sirisë, ku që disa ditë është duke u bërë luftë e madhe ndërmjet trupave kryengritëse të opozitës siriane, dhe forcave ushtarake të presdinettit Asad e që mbështeten nga Rusia.

Përfaqësues opozitarë sirianë, thonë se forcat e tyre kanë arritur që të çajnë rrethimin e Aleppos, duke i shkaktuar kështu goditje të fortë trupave qeveritare.

Nga ana e tyre, trupat qeveritare thonë se kanë arritur të vënë nën kontroll pika të rëndësishme stratejike.

Aleppo ka qenë objekt sulmesh të vazhdueshme dhe të tmerrshme, që kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të pallogaritshme.

Nga analistë të ndryshëm, Aleppo shihet si qyteti që mund të përcaktojë fatin e mëtutjeshëm të luftës, prandaj edhe të gjitha palët në luftime janë përqendruar te ky qytet dhe po bëjnë përpjekje të mëdha për ta vënë nën kontroll.

Edhe vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare është përqendruar te ky qytet, si për rëndësinë që ka për fatet e mëtutjeshme të luftës, ashtu edhe për çështje humanitare.

CEKI8fhUMAAY-dX-e1430901435550-680x365_c aleppo-2