Mblidhet Këshilli i Shkupit në një seancë të jashtëzakonshme

07.08.2016 11:01:52

Këshilli i Shkupit ka vendosur të mblidhet në një senacë të jashtëzakonshme sot, në orën 14.

Arsye për thirrjen e kësaj seance është të shqyrtojë gjendjen e krijuar nga vërshimet e mëdha, dëmet në njerëz dhe dëmet materiale.

Deri tash raportohet se ka 15 viktima nga vërshimet si dher dëme të mëdha materiale.

Në këtë seancë pritet të raportohet hollësisht jo vetëm për dëmet, por edhe mënyrat për sanimin e gjendjes.