Stoltenberg dhe Mogherini: Ushtria e BE-së dhe NATO përforcojnë njëra-tjetrën

27.09.2016 17:04:39

Ushtria e BE-së nuk e cenon NATO-n, kanë thënë Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Kjo deklaratë erdhi pasi ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon tha se vendi i tij do të kundërshtojë çfarëdo plani të BE-së për rritje të bashkëpunimin ushtarak, i cili mund të ndërhynë në juridiksionin e NATO-s.

“Nuk ka kontradiktë mes një mbrojtje të fortë evropiane dhe një NATO të fortë, në fakt, ato vetëm do ta përforcojnë njëra-tjetrën”, tha Stoltenberg.

Ndërsa Mogherini, tha se një nismë e tillë është e nevojshme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Evropës dhe NATO-s, transmeton lajmi.net.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon ka thënë sot se Britania e Madhe kundërshton të gjitha planet e Bashkimit Evropian për rritjen e bashkëpunimit ushtarak që mund të ndërhyjë në juridiksionin e NATO-s, pavarësisht nga fakti se Londra nuk është gati të largohet nga BE-ja.

“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojë çdo ide të Shtabit të Ushtrisë së BE-së e që lehtë mund të jetë më ekstreme se NATO”, tha Fallon në një takim me 27 homologët e tij të BE-së në Bratislavë, qyteti ku udhëheqësit e Bashkimit në fillim të këtij muaji ranë dakord për të forcuar përpjekjet në fushën ushtarake.

Ndër tjera tha, se “BE nuk e ka shumicën pro për ushtrinë. Ka shumë vende që si ne besojnë se po flasim për diçka që shkon përtej sovranitetit të shteteve të veçanta. Ne jemi dakord se Evropa duhet të bëjë më shumë për t’u marrë me terrorizmin dhe të përballet me migrim, e jo për të kopjuar apo mënjanua NATO, është mënyra e gabuar për të bërë atë”, tha Fallon.