Pasi u largua, VV kërcënon Flamur Maloku: Mos më detyroni t’ua bëj publike mesazhet

10.05.2020 12:02:19

Pas u largua nga partia, Flamur Maloku thotë se po merr mesazhe kërcenuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me kërcënimet ka folur përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Një lutje publike. Kërkoj prej jush qe te mos me shkruani ne bisede private dhe te mos përdorni po ashtu fjale fyese, përndryshe do te detyrohem qe te gjitha mesazhet t’i bej publike dhe t’i nis edhe ne polici”, ka shkruar Maloku.

Ndryshe, Maloku, ka thënë se ai është larguar nga VV ku u anëtarësua një vit më pas, pasi sipas tij aty nuk lejohet mendimi ndryshe.