Maqedoni/ 20 raste të reja me COVID-19, 24 persona janë shëruar plotësisht

10.05.2020 12:09:52

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orë janë bërë 275 testime, nga të cilat 20 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Bëhet e ditur se edhe 24 pacientë tjerë janë shëruar pas dy testimeve të njëpasnjëshme.

Gjithsej të shëruar kemi 1136 persona, 91 të vdekur dhe 415 raste aktive.