Pasuria milionëshe e ministrit Arban Abrashit

06.08.2020 12:11:46

rban Abrashi ka deklaruar 1 milion e 110 mijë (1,110,000) euro pasuri të paluajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar ministri i Infrastrukturës Abrashi, përfshihen një shtëpi, tri banesa dhe mbi 30 ari tokë.  Ai ka deklaruar edhe 75,504 euro para të gatshme në banka.

Ndërkaq, Abrashi ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 eurove dhe 1 mijë euro ka deklaruar kapital mbi aksionet që ka në kompaninë “Laris Group Sh.P.K”.

Totali i pasurisë së deklaruar të Arban Abrashit vlen 1 milion e 190 mijë e 004 euro.

Shko KËTU deklarimin e plotë të pasurisë së Abrashit.