Shpërthen koronavirusi në spitalin e Beratit, infektohen 5 infermierë dhe 3 punonjës

06.08.2020 11:50:11

8 raste të reja me COVID-19 raportohen në Spitalin Rajonal të Beratit, duke e rënduar edhe më tej situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas burimeve mësohet se mes të infektuarve, 5 prej tyre janë infermiere në repartin e Pediatrisë, Kirurgjisë dhe Urgjencës, ndërsa 3 të tjerët janë: një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.

Raportohet se është infektuar edhe një punonjës i drejtorisë së Tatimeve.

Ndërkohë, më herët u raportuar edhe për 13 të burgosur të infektuar me koronavirus në burgun e Zaharisë në Krujë.