PD drejt finalizimit të dy raporteve për zgjedhjet e 25 qershorit

28.07.2017 17:13:58
Institucioni më i lartë ndërkombëtarë për monitorimin  zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, por dhe institucionet e tjera ndërkombëtare,  brenda pak ditësh do të përballen me dy raporte të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
Burimet i thanë Ora News se selia blu është drejt finalizimit  të raportit të parë në të cilin  pasqyrohen denoncimet e kandidatëve për deputetë dhe provat e mbledhura në fushatë elektorale, në ditën e votimit por dhe gjatë procesit të  numërimit  votave.

Në  Partinë Demorkatike, është ngritur një grup punë që po mbledh të  dhënat  që sipas tyre faktojnë se në 25 qershor është aktivizuar një mekanizëm i gjërë në gjithë vendin për manipulimin dhe tjetërsimin e  votave të qytetarëve. Raporti do të jetë i hollësishëm ndërsa në të do të listohen emra konkret të zyrtarve, politikanve apo çdo individi që sipas kandidatëve të Partisë Demokratike  janë investuar  në manipulimin e zgjedhjeve si dhe do të depozitohen materiale konkrete që sipas tyre faktojnë akuzat.

Rastet e denoncuara mesëshumti dhe që gjejnë vend në raport janë ushtrimi i  rasteve të dhunës dhe presionit ndaj votuesve, presionin apo shitblerja e votave  apo dhe raste konkrete të denoncuara publikisht nga kryeari i Partisë Demokrtike lulzim Basha, si përshembull akuza publike se janë dhënë  200 mijë lek për çdo pjestarë familje për të mos dalë në votime apo dhe raste të tjera  si ai i pretenduar në Kavajë ku 40 vota janë blerë 100 mijë euro.

Ndërkohë  pranë OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, do të dorëzohet  dhe raporti i Ministrive teknike,  i cili aktualisht po përpunohet nga zëvendës ryeministrja Ledina Mandia. Raporti i ministrave teknik, pasqyron fakte të mbledhura për përdorimin e administratës publike, përfshirjen e drejtorëve  apo vënien në funksion të fushtës elektorale dhe deformimit të votës së qytetarve  asetet e shtetit.  Hartimi i këtij raporti po mban ende në detyrë ministrat dhe zevendës kryeministrin teknik, të cilët moren postet në qeverinë Rama pas marrëveshjes së majit.

Pas humbjes së zgjedhjeve Lulzim Basha  ka denoncuar se vota e qyetarëve në 25 qershor është devijuar  nga mazhoranca aktuale përmes përdorimit të bandave kriminale dhe blerjes së votës me para të drogës dhe korrupsionit.