PD: Rama hesht për parcelat me kanabis 2 km larg Rinasit (Video)

05.09.2016 14:34:13

Partia Demokratike ka vijuar sërish me akuzat ndaj kreut të qeverisë, dhe ministrit të Brendshëm në lidhje me një denoncim të bërë dy ditë më parë.

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se pas denoncimit dy ditë më parë nga kjo foltore, me prova, me foto e me video, për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg aeroportit të Rinasit, Edi Rama heshti.Nga selia blu, Alibeaj akuzoi edhe Tahirin, që së sipas tij organizon ture festive nëpër parcela me kanabis.

“Këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit. Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, Tahiri, Rama, por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg”, deklaroi Alibeaj.

Sipas PD­-së, ky është sundimi i bandës së drogës në vend. Biznesi kriminal që bëhet në zemër të vendit, me lejen e Edi Ramës i cili është në krye të skemës së 30% të fitimit.