Bildt: Skandaloze mos ratifikimi i demarkacionit, ishte çështje e lehtë

05.09.2016 14:50:57

Karl Bildt, i cili në karrierën e tij politike është marrë me çështjen e Ballkanit, ka thënë se është skandaloze që Kosova nuk ka miratuar marrëveshjen për  demarkacionin e kufijve me Malin e Zi.

Ish-Ministri i Punëve të Jasthme i Suedisë, Karl Bildt është shprehur i zhgënjyer për dështimin e ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Bild ka theksuar se është skandaloze që Kosova nuk e ka miratuar këtë marrëveshje. Bildt ka komentuar këtë çështje pak kohë para se një komision i Parlamentit Evropian pritet të votojë pakon e shteti të Kosovës për liberalizimin e vizave.

 

 

“Është skandaloze që Kosova nuk ishte në gjendje për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ajo ishte një çështje e lehtë”, ka shkruar Bildt në Twitter.

Votimi për marrëveshjen është parandaluar javën e kaluar kur kryeministri Isa Mustafa  bëri të ditur tërheqjen e këtij ratifikimi nga rendi i ditës.