Vetëvendosje bën kallëzim penal në Prokurori ndaj Hashim Thaçit për “tradhti”

22.02.2018 11:13:07

Kuvendi sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit.

Deputetja e Vetëvendosjen, Albulena Haxhiu, ka bëtë të ditur se Vetëvendosje sot ka dërguar kallëzim penal në Prokurori ndaj Hashim Thaçit për tradhti ndaj vendit.

Haxhiu ka thënë se presin veprime të shpejta nga prokuroria.

“Është peticioni i mbi 200 mijë qytetarëve te Kosovës të cilët kanë nënshkruar kundër demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

“Në mandatin e kaluar kemi marrë veprime disa kanë qenë jodemokratike por falë atyre veprimeve demarkacioni nuk ka kaluar. Veprimet tona kanë qenë dhe do të jenë transparente”, ka thënë tutje deputetja e VV-së.