PDK e AAK gjobiten me nga 2 mijë euro në Prizren, për...

PDK e AAK gjobiten me nga 2 mijë euro në Prizren, për shkelje të masave antiCOVID

04.02.2021 11:27:24

Partitë politike janë duke vazhduar mbajtjen e tubimeve pavarësisht situatës me pandeminë.

Mirëpo pavarësisht këtyre tubimeve, partitë politike janë edhe duke u gjobitur nga ana e Inspektoratit.

Së fundmi nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit, janë gjobitur me nga 2 mijë euro, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në Prizren.

“Si Drejtori e Inspektorateve kemi një bashkëpunim të madh me inspektorët e AUV e kjo u vërtetua edhe mbrëmë ku pas inspektimit në mbrëmje kemi hasur në një tubim nga subjekti politik PDK, që i shkel të gjitha rregullat dhe ligjet e pandemisë”, ka shkruar Muçaj.

Tutje ai ka u ka bërë thirrje partive politike që të ruajnë shëndetin e qytetarëve.

“2000€ gjobë për AAK. Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit!Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik”, ka shkruar Muçaj.

Kujtojmë se këto dy parti kanë marrë dënime edhe në Prishtinë.