PDK kërcënon deputetet e saj: Kush e voton Qeverine Hoti nuk mund të jetë më në PDK

07.05.2020 14:26:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se partia që përfaqëson ai nuk ka vota për Qeverinë Hoti, ai që e voton do të përjashtohet nga PDK’ja.

Tahiri ka zbuluar mesazhin e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli dhe vendimin e Kryesisë së kësaj partie, që kush voton Qeverinë e re Hoti do të përjashtohet nga PDK’ja.

Sipas Hotit ky vendim thuhet qartë në statusin e partisë, ai që do ta voton Qeverinë Hoti nuk mund të jetë më pjesë e PDK’së.

“Asnjëherë, te ne është shumë e qartë, statusi është shumë i qartë, çdo deputet i cili voton në kundërshtim me partinë Demokratike ai më nuk mund të jetë pjesë e Grupit tonë Parlamentar dhe ne e kemi vendim që në asnjë rrethanë Qeveria Hoti mos të votohet nga deputetët e PDK’së, në rast se kanë vendos se mos të jenë pjesë e Grupit të PDK’së, atëherë ajo është punë tjetër, mirëpo ne ia kemi bërë të qartë këtë deputetëve”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se PDK’ja tanimë ka një agjendë të qartë opozitare dhe nuk ka vota për Qeverinë Hoti, jo në emër të PDK’së të votohet kjo Qeveri.

“Ne se Parti Demokratike e kemi një agjendë të qartë tonë opozitare dhe e kemi bërë të qartë se asnjë votë e PDK’së nuk do të shkon për Qeverinë Hoti dhe statusi jonë e thotë qartë, nëse dikush ka vendosur të mos vazhdon të jetë pjesë e PDK’së ajo o tjetër, por jo në emër të PDK’së”, tha Tahiri në Interaktiv.

Po ashtu Tahiri ka treguar që posa të krijohen kushtet, PDK-ja është për zgjedhje dhe do të krijon votat për rrëzimin e Qeverisë Hoti nëse krijohet.

“Në momentin që e shpallim fitoren në luftën kundër COVID-19, nuk mendoj se ka arsye që të vazhdojë kjo Qeveri”, ka thënë ai, duke shtuar se për zgjedhje nuk ka nevojë të shkohet tek presidenti Thaçi, por se “ne thjeshtë e rrëzojmë Qeverinë. Ne normalisht që do të synojmë t’i bëjmë numrat për rrëzimin e Qeverisë, por në asnjë rrethanë nuk do të bëhemi pjesë e agjendës së LVV-së”, ka thënë Tahiri