PDL: Serbia të mos bllokoj Kosovën në OKB e UNESCO

02.08.2017 13:20:05

Zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës nuk mund të arrihet me kompromise të thjeshta, por me përmirësime të ngadalshme të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, duke u garantuar anëtarësim të shpejtë në BE e NATO (Serbisë) dhe planit për anëtarësim në BE (Kosovës), thuhet kështu në platformën e Partisë Demokratike Liberale, e cila do të shërbente si bazë për bisedime të partive në kuadër të dialogut të rendshëm, që ka ftuar kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në platformë të kësaj partie thuhet se dialogu i paralajmëruar nga kryetari i Serbisë, Vuçiq, si një rast për një politikë të re të Serbisë, nënkupton që para hyrjes së shpejtë në BE, NATO, edhe në formimin e institucioneve, krijimin e ekonomisë së tregut, reforma të brendshme dhe modernizimin e shoqërisë, njoftojnë mediat serbe.

Për të gjitha këto, Serbia duhet të krijojë raporte mirëkuptimi me BE dhe SHBA-në.

PDL mendon se është e nevojshme prania e NATO-s në Kosovë dhe të gjitha çështjet e hapura mes Beogradit e Prishtinës duhet të rregullohen përmes interesave të përbashkëta, si dhe aftësinë e Serbisë dhe Kosovës që pengesat e shfaqura të tyre të zgjidhen në mënyrë civilizuese.

Ndër prioritetet më të rëndësishme e politikës serbe në Kosovë është ofrimi indihmës në sigurimin e të drejtave të garantuar ndërkombëtarisht të serbëve në Kosovë, transmeton RTK.

Kjo parti thekson se përshpejtimi i pranimit të Serbisë në BE dhe NATO dhe garantimi institucional i të drejtave të serbëve të Kosovës, hapin shtigje që Serbia të tërhiqet nga politika e barrikadimit për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përmes të cilave mundëson një jetë më të mirë të qytetarëve të saj.

Serbia nuk mund të kërkojë përparimin e vet duke penguar anëtarësimin e Kosovës në OKB, UNESCO dhe në organizatat  tjera ndërkombëtare, por për interes të saj të kërkojë zhvillimin dhe përparimin e Kosovës, që nënkupton inkuadrim paralel të të dyja vendeve në institucionet ndërkombëtare.

Gatishmëria për një dialog të hapur ndaj kësaj çështjeje është rasti i fundit që si shoqëri të marrim vendime që sjellin përspektiven këtij vendidhe që dekosovarizimi  në realitetin tonë dhe racionalizimi i synimeve tona duhet të shfrytëzohen si bazament në dialogun tonë që nuk do të duhej të humbiste, për të mos na ndëshkuar e ardhmja.

Kjo parti thekson se hapja e dialogut të gjerë është fillimi i “shërimit të shoqërisë”.