PDSh e Strugës, takime me strukturat partiake

25.09.2016 13:45:03

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, Shtabi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare – Strugë, dje ka realizuar takim me strukturat e kësaj dege.

Në këtë takim ka qenë marrë pjesë edhe kryetari i PDSh, Menduh Thaçi, njoftojnë nga PDSh në Strugë.

Këtij takimi i kanë paraprirë dy takime paraprake, takimi i Shtabit qendror dhe takimi i Shtabit zonal.
Në takim, mes të tjerash, është diskutua për çështje taktike-politike për zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen më 11 dhjetor të vitit 2016.