Pejë qytetarët dhe opozita protestë kundër demarkacionit

27.08.2016 13:21:45

Shumë qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Qytetit në Pejë për të protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Protesta e ashtuquajtur gjithë popullore ka filluar në orën 12:00 dhe organizatorët kanë kritikuar qeverinë e vendit dhe komisionin shtetëror të Demarkacionit.

Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar mosratifikm të Demarkacionit dhe marrëveshje të re me Malin e Zi për kufirin