U jepet lamtumira viktimave të tërmetit, rritet bilanci në 290

27.08.2016 13:25:41

Italia është në zi kombëtare për viktimat e tërmetit. Paraditen e sotme kanë nisur homazhet dhe po përcillen për në banesën e fundit 35 viktimat e provincës Arquata del Tronto një nga zonat më të goditura nga tërmeti 6.2 ballë.

Gjatë ceremonisë që po zhvillohet ne palestrën e gjimnazit “Ascoli Piceno” është i pranishëm presidenti Sergio Mattarella dhe kryeminsitri Matteo Renzi. Ne ceremoni janë të pranishëm disa nga personalitetet më të rëndësishëm të vendit.

Bilanci i të vdekurve nga tërmeti i 24 gushtit rritet gradualisht. Kërkimet nën gërmadha vijojnë në mënyrë intensivi dhe bilanci i viktimave rëndohet orë pas orë duke arritur në 290 persona, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 388.

Ndonëse kanë kaluar ditë nga tërmeti katastrofik lëkundjet e tokës vijojnë ende. Rreth 1323 lëkundje sizmike janë regjistruar që nga dita e mërkurë.