Pengjet që u rrëmbyen në Somali: Kemi ngrënë minj për të mbijetuar

24.10.2016 11:16:40

Një grup i marinarëve të cilët mbaheshin peng nga piratët somalezë për gati pesë vjet kanë mbijetuar pjesërisht duke ngrënë minj.

Marinari filipinas Arnel Balbero i tha BBC-së,  se atyre u ishte dhënë ujë në sasi shumë të vogla, duke thënë se ndiheshin  si ” të vdekurit në këmbë” .

26 marinarë janë marrë peng në vitin 2012 dhe janë dërguar në Somali, transmeton KosovaPress.

Ata u liruan të shtunën, pasi është paguar një shpërblim.