Pentagon shton numrin e forcave ushtarake në Irak

09.09.2016 12:52:55

Burimet amerikane kanë bërë të ditur se Pentagoni do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Irak. Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se Xhon Dorrian, zëdhënësi i koalicionit të ashtuquajtur për luftë kundër ISIS, të enjten, deklaroi se gjatë disa ditëve të fundit mbi 400 forca të tjera ushtarake të Amerikës janë dislokuar në Irak.