Për fyerje të Jabllanoviqit desh u kall vendi, për Rikallon shfajësime dhe heshtje!

15.09.2017 10:04:05

Nga Rexhep Kastrati

Ende pa u akomoduar në resorët e saj, Qeveria e drejtuar nga kryeministri Mustafa, Serbia bëri provokimin e parë: nëpërmjet Jabllanoviqit lëshoi një provokim të rëndë, që prekte ndjenjat e qytetarëve të Kosovës. Vulin, ndërkaq, e pat krahasuar Gjakovën me Raqqa-n, kurse Kosovën me Sirinë. Mjaftuan këto që linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, korpusi medietik i kontrolluar nga to, që të fillonin veprimet anarkiste, të dhunshme dhe t’i frymëzonin ato, duke kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit, ose dorëheqjen e kryeministrit Mustafa.Atëherë kam thënë, kurse tash i qëndroj edhe më shumë tezës se e tëra ka qenë një bashkërendim ndërmjet këtyre dy linjave, Beogradit dhe aleatëve të Serbisë, me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues në Kosovë. Është kështu për faktin se ato zhvillime, edhe pse u shkarkua Jabllanoviq, nuk u ndalën derisa nuk u votua mocioni kundër Qeverisë së drejtuar ngab kryeministri Mustafa, dhe gjithë këto zhvillime shpërfaqën elemente të bashkërendimit të tillë, qoftë nëpërmjet provokimeve të ndryshme, qoftë edhe nëpërmjet bojkotimit të Qeverisë dhe të Kuvendit nga ana e serbëve, e në fund u pa me bashkërednimin për FSK-në, dhe me meocionin kundër Qeverisë.

Gjatë tërë viteve 2015-2017, kishte një dinamikë agresive të anarkizimit, të dhunës, të luftës speciale kundër Qeverisë dhe kundër LDK-së, e që e mbante pezull stabilitetin e vendit. Edhe pse në krye të këtyre zhvillimeve ishte vënë sekta okulte e Albinit, megjithatë krah i fuqishëm ishte AAK, por edhe Nisma, dhe me një bashkëveprim të fshehtë dhe pse jo edhe të hapur të PDK-së. Kapakun gjithë kësaj ia vuri votimi i i përbashkët i mocionit kundër Qeverisë Mustafa. Pra, lufta e përbashkët me Serbinë dhe me aleatët e saj nisi me një fyerje, e përfundoi me mocion.

Në rastin e Qeverisë së Ramushit, kemi një qasje krejtësisht tjetër: Serbia nuk bërë asnjë provokim, por edhe pse ngriti më këmbë një Qeveri 41-20, pra të varur nga Beogradi, megjithatë vazhdoi heroizimin e Ramushit me të njëjtën frymë propagandistike si në kohën kur ky i fundit kishte transferuar aktivitetin e tij politik në Colmar të Francës. Sekta okulte e Albinit, nga ana e saj, edhe pse e filloi me një retorikë agresive mbi bazën e  një nacionalizmi, megjithatë uli kokën dhe fillimisht nëpërmjet Konjufcës, e më pastaj edhe nëpërmjet Dërgutit, shprehu besimin dhe mbështetjen ndaj Qeverisë së Ramushit. Sekta okulte e Albinit heshti edhe kur në skenë doli rasti “Rikallo”, që është rast i një ministri serb që ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve të lagjes “Dradania” në Prishtinë, edhe pse vërtet është një rast i rëndë, që nuk ka të bëjë vetëm me një veprim verbal, por me një akt dhune dhe krimi ndaj shqiptarëve. Vetë Ramush Haradinaj u mundua ta kalonte këtë me një deklaratë shfajësuese dhe mbështetëse për Rikallo-n, edhe pse vetë kishte qenë në krye të anagzhimeve të dhunshme kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, pikërisht për një fyerje verbale të Jabllanoviqit.

Edhe korpusi medietik nuk është duke i dhënë zjarr rastit “Rikallo”. Ka nga ato që nuk thonë asnjë fjalë, ka nga ato që e thonë shkarazi, por nuk ka retorika agresive. Të kenë frikë, apo jatë të shitura dhe të kontrolluara?

Tashmë, pozita më e vështirë dhe më e mjerë është e veglave kondomë brenda e rreth LDK-së, e të cilët jo që nuk e votuan kryeministrin Mustafa për kryeministër, por edhe u angazhuan në të njëjtën linjë me të linjës së Tiranës/Kretës dhe të asaj udbasho-jugosllavokomuniste, si dhe bëheshin vetëm vegla edhe në duart e korpusit medietik kundër LDK dhe kundër kryeministrit Mustafa. Si mund t’i arsyetojnë tashmë gjithë ato angazhime? Si mund t’i arsyetojnë gjithë të këqijat që ia kanë bërë vendit,  e jo vetëm LDK-së dhe Qeverisë së drejtuar nga ajo?