Në një ceremoni të mbajtur në bazën ushtarake afër Sasebos, në ishullin jugperëndimor Kyushu, rreth 1.500 pjesëtarë të Brigadës amfibe të dislokimit të shpejtë demonstruan aftësitë e tyre, transmeton tch.
“Falë situtës së sigurisë përreth vendit, mbrojtja e ishujve tanë është bërë një element kyç”, tha zëvendësministri japonez i Mbrojtjes.
Formacioni i Brigadës detare të Japonisë është i polemizuar, pasi njësitë amfibe mund të demonstrojnë forcë ushtarake dhe sipas kritikëve mund të përdoren për të kërcënuar fqinjët e Japonisë.
Sipas Kushtetutës së saj të pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia ka hequr dorë nga e drejta për të shpallur apo për t’u angazhuar në luftë, por duket se tendenca tani po ndryshon.
Kina, që dominon detin e Kinës Jugore, sidoqoftë ka lënë pas shpenzimet e Japonisë në mbrojtje. Në vitin 2018, Pekini, që pretendon se zotëron një grup ishujsh të pabanuar në detin e Kinës Lindore, të kontrolluar nga Tokio, do të shpenzojë rreth 176 miliardë dollarë për Forcat e saj të Armatosura, tri herë më shumë sesa Japonia.