Për hir të klikimeve, disa portale mashtrojnë edhe lidhur me sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

05.08.2016 10:28:15

Edhe pse shumica e portaleve kanë një qasje objektive lidhur me sulmin ndaj ndërtesës s Kuvendit të Kosovës, ka edhe nga ato që edhe këto momente jo të mira për vendin, po i shfrytëzojnë për të mashtruar, për të manipuluar dhe për të dezinformuar opinionin.

Me një stil të gazetarisë senzacionaliste, portalet e tilla po shfaqin tituj bombastik që nuk kanë fare të bëjnë me përmbajtjen e infromacionit që japin.

Edhe pse gazetaria senzacionaliste është bërë thuajse përditshmëri te ne, pasi që për hir të do klikimeve, po shfaqin tituj bomastikë për përmbajte aspak të rëndësishme dhe që nuk ka të bëjë fare me lajmin që japin, dhe as me rëndësinë e tij, megjithatë papërgjegjshmëria për rëndësinë e akteve të tilla terroriste, sikurse sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është e patolerueshme dhe e turpshme./fokusi.org