“Për kufi është dashur të kujdeset UÇK, e jo tash të merret Bulliqi i Podujevës”

12.08.2016 23:05:08

Arben Gecaj, njëri nga themeluesit e ish Fraksion Plusit, një fraksion i ndarë nga Vetëvendosje, thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe Zona Operative e Dukagjinit është dashur të kujdeset në vitin 1999 për kufirin me Malin e Zi.

Gecaj, i cili bashkë me Ajnishahe Halimin kanë kaluar në PDK, thotë se kjo është dashur të përfundojë atëherë e jo me kufirin të merret Shpejtim Bulliqi i Podujevës pas 17 vjetësh.

“Nga perspektiva e sotme shumë qe sot flasin për kufij e luftën e mallkonin UÇK-në. Ky është statusi im i fundit për demarkacion, na e keni tesh. Me 1 shtator fillon shkolla, më mirë kujdesuni që fëmijët tanë të kenë ËC funksionale, kjo është puna e politikes e jo kryet përpjetë thuajse kemi pas kufij që nga shekulli i XV. Shteti ynë është produkt i interesave gjeostrategjike e jo produkt i dijes, fuqisë apo mundit tonë”, thotë Gecaj.