Basha: Lajmi për shkarkimin e Tahirit, truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve

11.03.2017 22:43:08

Lajmi për shkarkimin e ministrit të Brendshim Saimir Tahirit, sipas kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte nnjë truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.Gjatë fjalës së tij, Basha edhe një herë theksoi se protesta e opozitës do të ndalet vetëm pasi të krijohet qeveri teknike.

“Çfarëdo prapaskenash dhe thashethemesh të kurdisin, mesazhi ynë është i pa ndryshuar; qendraesa jonë është deri në krijimin e një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike,  që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe para Evropës. Lajmi se ka shkarkuar Tahirin, është një truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, për t’i hedhur hi syve opinionit ndërkombëtar, për t’i hedhur hi syve protestuesve që janë këtu ditë e natë për 22 ditë me radhë.

Është një tjetër nga ato proçkat e 4 viteve, një përpjekje mjerane për t’i shpëtuar përgjegjësisë që vetë Edi Rama ka për gjendjen ku e ka sjellë vendin, për shkallën e mosbesimit që ka përfshirë çdo shqiptar se ai mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për bindjen që ka i madh e i vogël se vetë qenia në pushtet e Edi Ramës përbën kërcënimin kryesor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për lidhjet e faktuara të kabinetit të tij dhe atij vetë me krimin e organizuar që e ngriti në pushtet dhe që e liroi nga burgjet për pushtetin e tij”, tha Basha.