Biblioteka Kombëtare, fletërrufe për Lasgush Poradecin

11.03.2017 22:48:47

“Pse ju shok mbani prej një kohe të gjatë pa dorëzuar librin në Bibliotekës Kombëtare?”

Në një fletërrufe drejtuar Llazar Gushos (Lasgush Poradecit) Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë gjatë periudhës së komunizmit I kërkonte të dorëzonte sa më shpejt librin që kishte marrë për të lexuar, ndryshe do të merreshin masa ndaj tij.

“A e keni parasysh se përvetësimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje I librit dënohet si krim në bazë të dispozitave të kodit penal?”, thuhet në fletë-rrufenë e vitit 1972. E zverdhur nga koha ajo është bërë publike nga vajza e poetit Maria. “Libri që ju mbani jashtë afatit të caktuar e presin ta lexojnë dhjetëra e dhjetëra qytetarë të tjerë. Pse ju bëheni pengesë për përhapjen dhe leximin e librit?”, thuhet në fletë-rrufe.