Për pronat e uzurpuara në Prishtinë. Shpend Ahmeti nuk i dërgoi në Gjykatë asnjë përson

13.04.2018 17:09:55

Mijëra prona të Komunës së Prishtinës vazhdojnë të jenë të uzurpuara që nga pas lufta. Ndërkohë, Komuna shpesh bije në hall se ku ta ndërtojë një shkollë apo çerdhe.

Rreth 100 prona të Komunës së Prishtinës llogaritën si të uzurpuara vetëm në qendër të Prishtinës. Mbi këto prona ka ndërtime të larta e të ulëta, rrethoja e parkingje pa lejen e Komunës. Këtë e thonë vetë dokumentet e Komunës së Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Ka kohë që Komuna e Prishtinës e ka hartuar Projektit për evidentimin e pronave komunale, i cili është financuar nga Zyra zvicerane ne bashkëpunim në Kosovë-Helvetas Swiss Intercooperation.

Nuk është caktuar viti ose data kur janë zënë pa lejen e Komunës këto prona, por evidentimi i tyre është thënë se është bërë në dhjetor të vitit 2014. Në këtë evidentim paraqitet: numri i ngastrave të evidentuara, hapësirës sipërfaqësore të tyre, numri i shfrytëzueseve që kanë poseduar parcelat, cilat janë evidentuar prona të lira, të shfrytëzueshme. Nga ky evidentim ka rezultuar se krejt Prishtina ka sipërfaqe në pronësi të vetë, tokës prej2996 ha 49 ari27 m2, dhe shfrytëzues të këtyre pronave janë evidentuar 6183 persona me ose pa leje. Dhe në këtë evidentim nuk kanë mundur të regjistrohen të gjitha pronat. Por, që nga evidentimi i pronave të uzurpuara, kryetari Shpend Ahmeti ka qenë i pafuqishëm në lirimin e tyre, sidomos i atyre në zonën urbane.

Më të ardhur në pushtet, Ahmeti dërgoi disa dosje në Prokurori, të njohura si “dosjet e Isa Mustafës”, por pronat e uzurpuara nuk i dërgoi në Gjykatë, ani pse të dhënat zyrtare që bëri administrata nën udhëheqjen e tij nxorën mijëra sosh të shfrytëzuara pa pëlqimin e Komunës.

Kryetari Shpend Ahmeti nuk ka dashur të përgjigjet për lajmi.net, lidhur me atë se pse nuk i ka dërguar uzurpatorët e pronave komunale në Gjykatë.

Rreth 470 prona në pronësi të Komunës së Prishtinës janë të evidentuara në një Manual që e ka hartuar Drejtoria e Pronës së Komunës së Prishtinës vetëm në Qendër. Nga to rreth 100 prona nuk kanë kontratë me komunën e Prishtinës për tokën që shfrytëzojnë, e që llogaritët që janë uzurpime. Për më keq, gati në të gjitha këto prona ka ndërtime të ndërtuara me material të fortë, në disa nga to ka ndërtime të ndërtuara me material të përkohshëm, e disa prona janë të rrethuara, e disa tjera janë parkingje.

Prishtina ka gjithsej 42 zona kadastrale dhe në këtë dokument janë të evidentuara, pronat në shumicën e lagjeve dhe shumë fshatra të Prishtinës, si në lagjen Dardania, Ulpianë, Lagja e Spitalit, Aktash, Parku i Qytetit, etj.

Për shembull, një objekt kolektiv që është i ndërtuar në tokën komunale me një hapësirë prej 770 m2, gjendet në rrugën ‘Fehmi Agani’, shfrytëzohet pa pëlqimin e Komunës.

Hotel ‘Sirius’, që gjendet në rrugën ‘Agim Ramadani, sipas këtij dokumenti, e shfrytëzon pa lejen e komunës, hapësirën publike prej 400 m2, ose në kaq hapësirë është e ndërtuar një pjesë e objektit. Po në këtë rrugë në Zonën e Qendrës, 60 m2 tokë e komunës janë e zënë nga ‘Hamburger Jeta’. Një objekt banesorë ka zënë hapësirën prej 1500 m2, pa lejen e Komunës. Edhe fakulteti ekonomike, juridik janë të shtrirë në tokë komunale pa marrëveshje.

Në tabelat e më poshtme mund të shihni emrat e personave ose pronat që shfrytëzohen pa lejen e Komunës në të gjithë Prishtinën

12345678