Për vizat, aktakuzë për 150 persona (Video)

11.09.2016 20:18:21

Detyrë të vështirë morën institucionet e drejtësisë në majin e këtij viti, kur u përmend lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga dita kur Komisioni Evropian – pas rekomandimit pozitiv për vizat kërkoi – rezultatet në këtë drejtim. Prokuroria e Shtetit është bërë aktive më shumë se kurrë.

Ky institucion, për të plotësuar këtë kriter që të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, ka shënjestruar deri më tani 33 raste që po i konsiderojnë të nivelit të lartë. Prej tyre për 21 raste janë ngritur aktakuza, ku janë të përfshirë 150 persona dhe katër subjekte juridike, ka konfirmuar Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, nga Zyra e për Informim në Prokurorinë e Shtetit.