Përafrime zyrtare PDK-LDK, Skender Hyseni flet për dialogun me Enver Hoxhajn

29.07.2020 14:38:42

Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, është takuar sot me nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Takimin e ka bërë të ditur vet Hyseni me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se çështja e dialogut ishte tema kryesore e diskutuar në takim.

Hyseni po ashtu tha se në këtë takim u ritheksua edhe nvoja e koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këtë proces.

“ Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtësore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njofova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve. Theksuam nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni.

E nuk dihet nëse temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe hyrja e mundshme e PDK-së në qeveri, mundësi kjo që është diskutuar me të madhe ditëve të fundit