CNN: Përdorues dhe shpërndarës të drogës të vrarë, me bekimin e presidentit

04.08.2016 14:12:44

Të gjallë apo të Vdekur: A është lufta e Filipineve ndaj drogës jashtë kontrollit

Capture3

Presidenti i ri Tagalogisht Rodrigo Duterte bëri fushatë të fuqishme qasjes së tij të pakuptimtë ndaj krimit. Dhe tani ndikimi i asaj fushate ka filluar të shfaqet rrugëve.
Fotografi shokuese të publikuara në mediat vendore dhe të huaja, shfaqin të dyshuar për drogë, ose më mirë të themi vijen e frontit të luftës kundër drogës. Shpesh me këmbë dhe duar të lidhura, me rroba të gjakosura, ose vrarë në rrugë ose rrënoja.
Askush nuk mund të thotë se ata nuk ishin të paralajmëruar!
Pjesë e apelit të Duterte ndaj elektoratit ka qenë rezistenca dhe gadishmëria e tij për të luftuar krimin, edhe pse kjo nga kritikët shihet si mospërfillje e procesit të rregulltë ligjor.
Ai po mburret vazhdimishtë se në presidencën e tij do të shohim fundin e krimit, dhe e ka lënë të kuptohet haptazi që ai nuk kundërshton forcën policore, apo edhe qytetarët që u marrin jetën kriminelëve.
Në një fjalim për një televizion kombëtarë në qershorë Duterte u tha qytetarëve ” Nëse një kriminel lufton, dhe ai lufton deri në vdekje, ju mund ta vrisni atë.” ai vazhdoi ” Ju lutem, ndjehuni të lirë të na telefononi ne, policinë, ose bëjeni vetë nëse keni një armë… e keni mbështetjen time.”

Capture2
“Lista e vrasjeve” të Filipine Daily Inquirer konsiderohet si një nga të dhënat më të sakta të vrasjeve të shpërndarësve të drogës nga policia dhe vullnetarët. Ata regjistruan 465 vrasje që nga 30 qershori, dita kur Duterte mori detyrën, deri me 1 gusht.
Capture1Një foto e përhapur në internet tregon të dyshuarin për shpërndarje të drogës Michael Siaron, të vrarë në rrugë, dhe partneren e tij Jennilyn Olayres që i qëndron pranë. Afër tij qëndron një shenjë në të cilën është shkruar me dorë “shpërndarës”. Ai u vra nga disa persona të armatosur të paidentifikuar me 23 korrik, tha fotografuesi Raffy Lerma.
Olayres insistoi se ai ishte vetëm një vozitës, dhe nuk kishte asnjë lidhje me shpërndarjen e drogës.
Ndërsa Duterte u përgjigj javën e kaluar, me një paralajmrim tjetër. ” Nëse nuk doni të lëndoheni ose të vdisni, mos i varni shpresat tuaja në priftërinjë apo në organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ato nuk mund t’ju mbrojnë nga vdekja. Ju do të përfundoni sikur nënë Maria përkrah kufomës së vdekur të Jezu Krishtit, kjo është shumë dramatike.”
Pavarsishtë kritikave se Duterte po merr për përkrahjen e dukshme të vrasjeve pa gjyq, dhe drejtimin e vendit në një rrugë të rrezikshme pa ligje, ai po vazhdon të forcohet edhe më shumë në politikë.
Pas shumë deklaratve të këtij lloji të Duterte, dhe rritjes së numrit të të vrarëve, të rinjtë në Filipine kanë shumë frikë se mbase do ti ngatërrojnë me ndonjë të droguar apo shpërndarës droge dhe do ti vrasin.
Human Rights Watch (HRW) ka bërë thirrje për Bordin Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve (INCB) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) për të dënuar “rritjen alarmante të vrasjeve të të dysharve për përdorim apo shitje të drogës” në vend.
“Agjensitë ndërkombëtare të kontrollit të drogës duhet t’ia bëjnë të qartë presidenti të Filipineve Rodrigo Duterte, se rritja e numrit të të vrarëve si të dyshuar për përdorim dhe shpërndarje droge nuk është mënyra e pranueshme për “të luftuar krimin”, por një dështim i qeverisë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut.” tha Phelim Kine, zëvendës drejtori i HRW në Azi./CNN, fokusi.org