Përfaqësues të Grupeve Parlamentare mblidhen për të harmonizuar tekstin e deklaratës

05.08.2016 14:02:02

Përfaqësues të gjitha Grupeve Parlamentare kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës për t’u mbledhur së bashku për harmonizimin e tekstit të deklaratës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës, për të dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të Kuvendit.

Në këtë grup punues përfaqësues janë Selvije Halimi nga PDK-ja, Armend Zemaj nga LDK-ja dhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja si dhe përfaqësues të minoriteteve.

Ndërsa duhet përkujtuar që drafti i parë i lexuar është kundërshtuar fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.