“Rugovasit” marrin përgjegjësin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

05.08.2016 14:22:19

Një email ka ardhur nga “Rugovasit” në Indeksonline, ku thuhet se ata kanë marr përgjegjësin për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se “Rugovasit” nuk kanë tokë për të humbur duke kërcënuar qeverinë për sulme më të mëdha në rast se kalon demarkacioni.

Indeksonline po e sjell të plotë mesazhin e tyre që e kanë dërguar në emailin zyrtar:

Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.

Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves.

Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha.