Sa janë efikase institucionet e shtetit në zbulimin e rasteve si ky në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës?

05.08.2016 14:24:48

Nga Ajet Avdyli

154146_116711151728892_8024466_nA duhen të mendojnë institucionet e Kosovës, pas rastit me granat në Kuvendin e Kosovës, të shofin e ndertojn strategji tjetër të sigurisë, me institucionin e Sigurimit të Intelegjencës, por do të ishte mirë që të mendonin për një projekt tjeter; Detektiv privat, të cilët janë shumë efikas në të gjitha vendet perendimore por edhe në ShBA. Mendoj se shumë gjëra, janë të qarta, thirrjet publike për rrximin e institucioneve të Republikës së Kosovës me dhunë, nuk kanë lidhje tjeter, janë pa fije dëshimi, se mund të ketë edhe lidhje me opozitën, me një pjesë të sajë, e cila është e po tregohet teper fashiste ndaj institucioneve të shtetit. Kjo dukuri e shëmtuar dhe teper kriminale, e cila me granata sulmon istitucionin më të lartë të shtetit të Kosovës, duhet anlizue me gjakftoftësi, dhe duhet nxjerrë mësim prej sajë. Një kohë kemi mendue se me ardhjen e Unmikut, Kforit, Eulexit, e shumë institucioneve në Kosovë, se problemin e krimit e kriminelëve të cilët po kriminalizojnë shoqërinë tonë do të zgjidhet. Por ja që kemi qenë në pritje, po presim akoma të na vijë Gjykata Speciale, por të shofim, na mbetet të presim, ku ne po na ngutet por të tjerëve jo. Shtabi i milionerëve e komandantëve të vetëquajtur, janë në pritje për të marrë ftesat për në banesat e tre në Hagë. Në këtë rast, bosat e krimit, nuk e kanë të letht të nisen, duke e ditur se tashmë kllani i tyre jeton në lluks të madh, andaj e kanë koxha të vështirë, të i kthejn shpinen këtij lluksi. Kjo do të thotë se edhe në të ardhmen e afert mund të priten veprime kriminale, të cilat nëse nuk hetohen dhe nuk gjendet autorët, ka mundsi që raste të ngjashme të na persëriten. Në botën e qytetëruar partit politike e liderët e tyre, në pronocimet publike, janë drejtperdrejt përgjegjës, para shtetit dhe ligjit, por në rastin e Kosvës partit politike, e liderët e tyre deri më tash kanë bërë qindra vepra krminale, të cilat edhe pse dihen autorët, liderët të tillë mbeten pa u ndëshkuar. Ne e kemi pas një rast, kur ministri nxirret nga vetura duke e torturuar, dhe i vihet flaka makinës, e autori, i këtij rasti të shëmtuar, akoma është i lirë, dhe tarahenet poshtë e lart, besa është edhe i inkurajuar të bëjë vepra të tjera kriminale. Nëse vërtetë prokuroria e shtetit tanë flen mbi dosjet e krimit, të liderve politik, atëherë nuk e di se ç`far do të presim neser, nga qytetarët, kur liderët politik nuk e respektojn ligjin, nuk e respektojn policinë dhe institucionet e shtetit. Ma shul, e pak ma shqip, si ka mundsi një parti parlamentare të mos e njof shteti, të mos e njof flamuri, të mos i njof gjykatat, e të bëjë veprime kriminale e të mos ndëshkohet për veprimet e bëra;, mendoj se kemi bërë një shtet teper special, me çka unë per vetën time nuk po e shof askund. Një parti e tillë, në botën perendimore nuk mund të jetë parti, duhet të shuhet, duhet të bëhet inekzistence.