Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë, shkaktarë mjetet piroteknike

01.01.2019 14:16:59

Sot pas mesnatës në rrugën “Ali Pashë Tepelena” një banesë e pabanuar në katin e dhjetë, është përfshirë nga zjarri.

Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar përdorimi i mjeteve piroteknike, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Njësia e zjarrfikësve ka arrit që ta lokalizojë zjarrin.

“Dyshohet se nga mjetet piroteknike në zjarr është përfshirë një banës në katin e dhjetë e pa banuar. Njësia e zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”