Festonin ndërrimin e viteve me armë, burri vret aksidentalisht gruan

01.01.2019 14:19:28

Në orët e para të vitit 2019 një tragjedi ka ndodhur në një familje nga komuna e Gjilanit në Kosovë.

Dyshohet se burri ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, teksa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin. Ismet Hashani nga zyra për informin në policinë e Gjilanit, tha se viktima është 62-vjeçare dhe incidenti është regjistruar në fshatin Selvishtë afër Zhegrës.

“Është e vërtetë, ngjarja ka ndodhë mbrëmë, saktësisht në 00:30, në emergjencë është është sjellë një gru pa shenja jete. Hetimet e para thonë se burri i saj aksidentalisht ka shkrep me armë të gjuetisë në drejtim të saj. Gruaja ka ndërruar jetë”, tha Hashani për mediat kosovare.

Burri është ndaluar për 48 orë në Polici, ndërsa trupi i gruas është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”.

”Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine Gun@,model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J. (1956). E njëjta si pasoj e plagëve te marra nga arma e zjarrit rrugës për në spital kishte ndërruar jetë dhe mjekët kujdestar kishin konstatuar vdekjen e saj. Lidhur më këtë rast me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton policia e Kosovës.