Shqipëri/ Shpërthejnë minat, humb jetë një minator në Bulqizë

14.04.2018 18:46:45

Një tjetër jetë e humbur është shënuar pasditen e sotme në minierën e Bulqizës.

Mësohet se minatori Angjelosh Shahini është aksidentuar për vdekje në zonën D të galerisë së kromit. 52-vjeçari ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i minave, gjatë momentit që ka qenë duke punuar për vendosjen e lëndës plasëse.