Përfundoi edicioni i 12-të i festivalit të arteve bashkëkohore AKTO

03.09.2017 13:29:51

Me shfaqjet e disa grupeve muzikore dhe DJ-ve, mbrëmë në Manastir përfundoi edicioni i 12-tV i festvalit të arteve bashkëkohore AKTO.

Në fokus të këtij edicioni ishte nisma për rivënia në funksion e Shtëpisë së oficerëve si shenjë kulturore e qytetit të Manastirit, dhe për atë qëllim në suaza të festivalit AKTO u mbajt debat me temë “Çfarë shtëpi e oficerëve na duhet?”, në të cilën përveç ekspertëve të sferës së kulturës dhe trashëgimisë kulturore morrën pjesë edhe Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Krahas debatit si ngjarje qendrore e festivalit, AKTO edhe këtë vit ofroi program të llojllojshëm në më shumë lokacione në Manastir, punëtori për gramafonë, punëtori artistike me temë “Fëijët në Shtëpinë e oficerëve”, ekspozita të fotografive dhe shfaqje muzikore dhe artistike.