Përfundon takimi Haradinaj- Sefaj –Maxhuni

29.03.2018 21:44:03

Një takim që është mbajtur vonë mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorit të Policisë Shpend Maxhuni sapo ka përfunduar.

Askush nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për gazetarët, ndërsa më herët Haradinaj nëpërmjet një komunikate ka kërkuar sqarime nga AKI, MPB dhe Policia në lidhje me arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

Është ende e paqartë nëse të arrestuarit janë dërguar në Turqi, derisa mediat turke kanë raportuar se ata tashmë janë në dorë të autoriteteve turke.