Bashkëpunëtori i Haradinajt kërkon dorëheqje pas deportimit të gylenlistëve

29.03.2018 21:56:12
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif, shkollë e cila është pjesë e rrjetit të shkollave të klerikut Fetullah Gulen. Për këtë rast ka reaguar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Nitaj që dikur ka punuar edhe këshilltar i Kryeministrit, ka thënë se qytetarët duhet ta dinë saktë se pse u arrestuan e deportuan shtetasit turq.

“Ndoshta s’ka nevojë të shkarkohen ata që kishin urdhëruar këtë operacion, mund të dorëhiqen vet”, ka shkruar Nitaj në Facebook duke e shpërndarë edhe reagimin e fundit të kryeministrit Haradinaj që pati për këtë rast.