Përfundon takimi i zyrtarëve të BE me Ramën dhe Metën, hyjnë në takim me Bashën

25.04.2017 17:31:02

Ka përfunduar pas 1 ore takimi mes zyrtarëve të BE McAlister-Fleckenstein dhe Ramës e Metës.

Takimi mes tyre u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga deputetët e PS Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

Dy zyrtarët e BE, pasi u larguan nga Kryesia e Kuvendit, tani ndodhen në takim me kryetarin e PD Lulzim Basha.