Përfundon takimi me ambasadorët, Veseli tregon kur do të mbahet seanca për demarkacionin

16.02.2018 15:40:21

Ka përfunduar takimi i liderëve të vendit, përfaqësueseve të partive politike, me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

Nga takimi i pari ka dalë kryeministri Haradainja, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë për media. Pas tij, ka dal kryeparlamentari Kadri Veseli i cili ka thënë se po presin seancë për demarkacionin para seancës solemne.

“Po presim të mbahet seanca për demarkacionin para seancës solemne për pavarësi”, ka thënë ai.