Përgjaket dasma kurde, shpërthim vetëvrasës në mes të dasmorëve

03.10.2016 23:12:24

Së paku 13 njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi vetëvrasës me bombë që ka ndodhur në periferi të qytetit Hasaka në Siri.

Shpërthimi raportohet se ka ndodhur gjatë një ceremonie martesore ku sulmuesi ka aktivizuar bombën pasi ka hyrë në mesin e njerëzve.

Shifrat mbi të vrarët deri tash nuk janë të përputhshme. Fillimisht është raportuar për mbi 55 të vdekur. Por që reporteri i Kurdistan 24 ka dhënë shifra të tjera, 14 të vrarë dhe 25 të lënduar.

Asnjë grup deri tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin