Përgjimet dhe shkarkimi i Ilir Metës, çfarë pritet të ndodhë?/ Taulant Balla konferencë urgjente për mediat

17.06.2019 09:06:37

Vendi është përfshirë në një krizë të thella politike dhe duket se gjërat po tensionohet çdo ditë edhe më shumë.

Pasditen e sotme gazeta gjermane “Bild” ka paralajmëruar se do të publikojë 16 përgjime të tjera, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Por, pak para nisjes së seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-se, Taulant Balla ka njoftuar mbajtjen e një konference urgjente për shtyp.

“Ju bej me dije se në orën 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave për shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS do ketë një konferencë urgjente për shtyp”, thuhet në njoftimin e dërguar për mediat.

Nuk ka ende të dhëna se për çfarë do të jetë kjo konference urgjente e Ballës, ndërkohë që vetëm një ditë më parë njoftoi se Kuvendi do të miratoje sot paketën ligjore për luftën kundër pastrimit të parave.

Më herët Kuvendi votoi me 100 vota pro rezolutën kundër dekretit të Metës për anulimin e 30 qershorit e bashkë me të edhe format që i hapin rrugë nisjen së procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta.