Këto janë tri format e dëmtimit të fletëvotimeve, tregon Ahmetaj

05.07.2017 15:01:21

Koordinatori nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Burim Ahmetaj, ka theksuar se në 530 vendvotime janë rinumëruar votat.

Ahmetaj në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu bëri të ditur se krahasuar me 2014, në këto zgjedhje janë rinumëruar shumë më shumë vendvotime.

Ai ka thënë se nga rinumërimi i vendvotimeve, do të ndikojë në renditjen e deputetëve brenda partive politike.

Sipas tij, janë rreth 42 mijë fletëvotime të pavlefshme, “që në të gjitha rastet është numri shumë i madh”.

“Janë tri kategori të fletëvotimeve të dëmtuara. Kategorie e parë janë në rastin kur janë shënuar dy subjekte në një fletëvotim, Derisa tjera kategori,  vota është bërë e pavlefshme sepse është rrumbullakuar numri i kandidatit, por jo i subjektit. Këto dy kategori e kanë numrin më të madh të votave të pavlefshme. Në fund e kemi rastin e votuesve që i kanë prishur fletëvotimin përmes shënimeve të ndryshme mbi të”, ka shtuar Ahmetaj. /Telegrafi/