LDK shënon 27 vjetorin e themelimit: fton edhe mediet të përcjellin aktivitetet e saj

22.12.2016 23:30:19

Zyra për informim e LDK-së ka shpërndarë një njfotim për medie, me të cilin njofton për axhendën e datës 23 dhjetor, përvjetorit të 27 të saj,si dhe fton mediet të jenë të pranishme. Sipas këtij njoftimi, kryetari i LDK-së dhe kryemininsitri i vendit, Isa Mustafa do të bëjë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, e pastaj do të marrë pjesë në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të LDK-së

“Të nderuar,

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demoratike të Kosovës, nesër, më 23 Dhjetor 2016, në orën 10:15, Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. Kurse, në orën 12:00, në Hotel “Emerald”, do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj.

Ftohen mediet të marrin pjesë.

Zyra për informim e LDK-së” – thuhet në njoftim.