Shqipëri/ COVID i merr jetën një tjetër mjeku

27.12.2020 13:31:39

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në Elbasan. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Dr. Sali Baco neuropsikiatër.

Baco ishte shtruar te COVID 2 prej disa ditësh, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

Baco u diplomua në vitin 1969,  në vitin 1972 deri në vitin ishte 1985 Shef Pavioni.

Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. Për më vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.