Zjarr në një ndërtesë në Tiranë

22.12.2016 23:23:37

Një apartament në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjte.

Dy zjarrfikëse dhe forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.

Familjarët kanë arritur të largohen në kohë nga banesa e përfshirë nga zjarri, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.