Përkeqësohet situata në Siri, paralizohet Aleppo; Obama shpreh shqetësimin

27.09.2016 10:32:59

Presidenti Barack Obama ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën në Aleppo. Ushtria qeveritare siriane po zhvillon një sulm të ashpër në këtë qytet.

Numri i madh i të plagosurve kanë vënë në vështirësi mjekët, të cilët po luftojnë për tu shpëtuar jetën. Ilaçe dhe gjaku janë drejt përfundimit, çka e vështirëson edhe më shumë punën e tyre. Rrethimi prej tre javësh ka nisur të japë edhe efektet e para.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sulmet ajrore kanë lënë shumë zona pa ujë. “Avionët ajrorë nuk po largohen. Jeta në qytet është paralizuar. Njerëzit janë mbyllur në bodrumet e shtëpive të tyre. Ndërsa raketat synojnë bodrumet dhe strehët që ne kemi ngritur për të mbrojtur njerëzit”, deklaroi presidenti i këshillit të rebelëve.